Është rinovuar kontrata me trajnerin brazilian të Kombëtares, Silvinjo, si dhe dy ndihmësit e tij Doriva dhe Zabaleta deri në mbyllje të kualifikuesve të Kupës së Botës, 2026.
Mësohet se Silvinjo ka rinovuar me kuqezinjtë duke arritur një akord për rritjen me rreth 30 për qind të pagës me FSHF-në. Do të ketë bonus në rast kualifikimi të Kombëtares në finalet e Kupës së Botës, 2026.
Silvinjo udhëhoqi kuqezinjë në kualifikueset Euro 2024, duke siguruar kualifikimin e dytë historik të Kombëtares sonë.