Sport

Ndarja nga jeta e Stavri Lubonjës, Armand Duka mesazh ngushëllimi

Shkruar nga Liberale

Ndarja nga jeta e Stavri Lubonjës, Armand Duka mesazh ngushëllimi

Ndarja nga jeta e Stavri Lubonja padiskutim ka tronditur të gjithë. Ish-lojtari i Dinamos ka mbyllur sytë përgjithmonë në Neë Jersey në moshën 89-vjeçare, ku një sëmundje e rëndi i mori jetën.

Armando Duka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shprehur trishtimin e tij kur mori vesh lajmin. Sipas kreut të FSHF-së, Lubonja ishte një shpirt i çiltër dhe shumë respektues ndaj njerëzve të futbollit dhe kolegëve.

“Një lajm i trishtë për komunitetin e futbollit na erdhi në këtë fundvit. Është ndarë nga jeta Stavri Lubonja, ish-sulmues i shquar i viteve 1950’60 i Dinamos dhe ekipit Kombëtar. Golashënues i spikatur dhe lojtar elegant, që pasi e mbylli me futbollin e luajtur vijoi karrierën si trajner dhe drejtues i klubit Dinamo. Personalitet i vlerësuar nga i gjithë komuniteti i futbollit për natyrën e çiltër dhe respektin që kishte për njerëzit e futbollit dhe kolegët. I shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Lubonja dhe të afërmve e miqve të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, ka shkruar Duka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH