Sport

Ja sa i kushtuan Shqipërisë 2 humbjet e fundit

Shkruar nga Liberale

Ja sa i kushtuan Shqipërisë 2 humbjet e fundit

Humbjet ndaj Kilit dhe Suedisë kanë zbehur pak entuziazmin rreth Shqipërisë pak muaj para fillimit të Euro 2024. Por njëkohësisht, kanë sjellë edhe pasoja për skuadrën e Silvinjos, e cila vazhdon të rrëshqasë në renditjen e FIFA-s.

Si pasojë e këtyre dy humbjeve, kur FIFA të përditësojë në javën e ardhshme renditjen e saj, Shqipëria do të ketë rënë përsëri me dy vende të tjera në klasifikim, nga i 64-t, në vendin e 66-të, duke vazhduar një trend aspak pozitiv. Kjo renditje sheh Shqipërinë të 30-ën mes ekipeve europiane në këtë klasifikim.

Por ajo nuk do të jetë skuadra më e “dobët” e Europianit në këtë aspekt. Ky vend i rezervohet Gjeorgjisë debutuese që aktualisht mban vendin e 75-të në renditjen e FIFA-s, të 36-in mes vendeve europiane në këtë klasifikim.

Tre rivalët e Shqipërisë në grup janë mes 10 ekipeve më të mira në renditjen e FIFA-s. Spanja është në vendin e 8, Italia në vendin e 9 dhe Kroacia në vendin e 10 në renditjen botërore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH