
Interi u përball me Atletico Madridin në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndeshje të cilën e fitoi me rezultatin 1-0. Mes fansave ishte edhe një mysafir i jashtëzakonshëm: Kanye West. Këngëtari amerikan ishte i pranishëm në San Siro ku po ndiqte ndeshjen. Dyzet e gjashtë vjeçari u shfaq në stadiumin e Milanos me një veshje shumë të veçantë: me një kapuç i zi që i mbulonte edhe sytë.
Inter e kishte ftuar këngëtarin amerikan pas zhvillimeve të ditëve të fundit. Reperi në fakt prezantoi albumin e tij të ri dhe në një këngë vendosi të përfshijë koret e ultrasve të Interit , të regjistruara konkretisht gjatë një ndeshjeje Nerazzurri. Një gjest që tërhoqi vëmendjen e klubit milanez, i cili vendosi ta kishte në tribunë tifozin e ri të saj.