Sport

Hamilton “lahet në ar” te Ferrari, zbulohet paga marramendese e britanikut

Shkruar nga Liberale

Hamilton “lahet në ar” te Ferrari, zbulohet paga marramendese e

Lewis Hamilton do të jetë pjesë e Ferrarit nga viti 2025, teksa do të jetë piloti i dytë i “kokëkuqes” pas monegaskut Leclerc.

Por ky fakt duket se nuk e pengon skuderinë italiane që ta paguajë britanikun me thuajse dyfishin e pagës që merr Leclerc.

Ky i fundit paguhet 30-35 milionë euro në vit, teksa “The Telegraph” ka raportuar se 7-herë kampioni i Botës do të marrë 60 milionë euro në vit.

Gjithsesi vendin e parë vazhdon ta mbajë kampioni i Botës në fuqi, Verstappen, i cili te Red Bull merr një pagë prej 64 milionë eurosh në vit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH