Luka Modric u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar gol në Kampionatin Evropian kur gjeti rrjetën për Kroacinë kundër Italisë në ndeshjen e tyre në Grupin B të hënën.
Në minutën e 54-të të ndeshjes, Modric pati një penallti të pritur nga Gianluigi Donnarumma. Pak sekonda më vonë Modric ishte në vendin e duhur në kohën e duhur kur një kros hyri në zonë për Ante Budimir, gjuajtja e parë e të cilit u prit nga Donnarumma. Modric e gjeti veten në zonë dhe e kaloi topin lehtësisht në rrjetë.
Në moshën 38 vjeç e 289 ditë, Luka Modric bëhet golashënuesi më i vjetër në historinë e Kampionatit Evropian, duke kaluar polakin Ivica Vastic.
Kjo ishte paraqitja e 178 e Modriç për Kroacinë pasi bëri debutimin e tij në vitin 2006. Ai ka shënuar 26 gola dhe ka asistuar 29 gjatë kësaj kohe.
Rënditja e grupit B kur mbeten edhe 10 minutat e fundit