Sport

E turpshme në Maltë, portieri serb përplaset me lojtarët e Partizanit dhe provokon tifozët me 3 gishtat

Shkruar nga Liberale

E turpshme në Maltë, portieri serb përplaset me lojtarët e

Partizani ia doli të kualifikohej në turin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi mundi në Maltë skuadrën e Marsaxlokk me rezultatin 1-2, vetëm në minutat e fundit.

Gjithsesi, fundi i takimit u shoqërua me skena të turpshme nga portieri serb i kundërshtarëve, Marko Drobnjak.

Ai nuk u duk tepër i lumtur me këtë rezultat, i cili pasi u përplas me disa nga lojtarët e Partizanit, provokoi tifozët e “demave” me simbolin e tre gishtave.

Pritet që më tej të merret një vendim dhe nga komisioni disiplinor i UEFA-s për këtë veprim të 29-vjeçarit serb, nëse duhet të dënohet për veprimin e tij ose jo.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH