Sport

Derbi Tirana-Partizani/ Katër futbollistë u larguan nga fusha... të dëmtuar

Shkruar nga Liberale

Derbi Tirana-Partizani/ Katër futbollistë u larguan nga fusha...

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0. Gol i anuluar dhe penallti e humbur nga Tirana bënë që kjo sfidë të mbyllej 0-0 dhe ekipet të ndanin nga 1 pikë në javën e 15-të të Superiores.

Kjo pikë e siguruar nga skuadrat nuk lëviz asgjë në klasifikimin e tyre. Por pavarësisht kësaj derbi “sakatoi” lojtarët e dy ekipeve. Kështu 4 futbollistë pësuan dëmtime dhe gjatë sfidës më pas u zëvenësuan.

Tirana është skuadra më e “mallkuar”, pasi 3 lojtarë shfaqën probleme pas dëmtimeve të marra. Gjumsi, Jarmouni dhe Meta janë nga bardheblutë, teksa Kote nga kampi i të kuqve.

Kjo u shkakton “dhimbje koke” Gugash Maganit dhe Aleksandar Veselinovic, pasi ndeshjet e javës së 16-të luhen pas 3 ditësh dhe shpresojnë që lojtarët të mund të jenë gati për të luajtur në mesjavë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH