Egnatia dhe Partizani kanë mbyllur sot eksperiencën e tyre në Europë.
Rrogozhinasit pas triumfit 1-0 në transfertë nuk arritën të ruanin rezultatin por pësuan dy gola në “Loro Boroçi”.
Djemtë e Edlir Tetovës arritën të krijojnë raste në fraksionin e dytë por nuk ishin të saktë para porte duke u eleminuar kështu nga turi i dytë i Conference League.
Në sfidën tjetër edhe Partizani u eleminua nga Conference League. Të kuqtë pas disfatës 2-0 në Gjeorgji nuk arritën të shënojnë asnjë gol në “Elbasan Arena”. Të kuqtë u mposhtën me rezultatin 2-0 në duelin e parë të vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ndërkohë që në “Elbasan Arena” nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në duelin e kthimit.
Ndeshjet e kthimit:
Loro Boriçi- Shkodër
EGNATIA-VIKINGUR 0-2
28′ (ag) Dulis, 48′ Trandarson
Elbasan Arena
PARTIZANI-IBERIA 0-0