Sport

Bileta për lojtarët, Kroacia gjen një zgjidhje origjinale për t’i shpërndarë

Shkruar nga Liberale

Bileta për lojtarët, Kroacia gjen një zgjidhje origjinale

Spanja është në derë për Kroacinë.

Disa tifozë ende arrijnë të blejnë bileta, madje përtej pritshmërive, duke qenë se UEFA ka nisur një raund të ri shitjesh për numrat e mbetur bosh.

Dhe jo në tregun e zi ku çmimet janë të çmendura.

Por një pjesë e mirë e tyre kontrollohen edhe nga lojtarët.

Kapiteni Luka Modriç dhe trajneri Zlatko Daliç janë rekordmenët e posedimit të tyre, ndërsa federata u ka vendosur secilit të drejtën për të blerë nga 30 bileta.

Lojtarët e tjerë renditen sipas numrit të paraqitjeve.

Ata që kanë luajtur mbi 100 ndeshje kanë 24 bileta në dispozicion dhe më pas numri bie me katër.

Lojtarët me mbi 50 paraqitje kanë 20, lojtarët mbi 25 paraqitje 16, lojtarët mbi 10 ndeshje 12, dhe ata që kanë luajtur më pak se dhjetë ndeshje kanë tetë bileta.

Të gjithë janë në presion për bileta në kampion kroat, por askush më shumë se trajneri Daliç.

Gjithsesi, biletat nuk akordohen falas.

Si lojtarët e Kroacisë ashtu edhe trajneri Daliç duhet të paguajnë për to.

Çmimet sigurisht që variojnë nga një sektor në tjetrin.

Por lojtarët dhe stafi kanë të drejtën që të përcaktojnë numrin që dëshirojnë në secilin sektor.

Ato s’janë të gjitha në tribunën VIP.

Poll
SHQIPENGLISH