Sport

Alarm në Salernitana/ 16 anëtarë të ekipit në spital pas dyshimeve për helmim ushqimor

Shkruar nga Liberale.al

Alarm në Salernitana/ 16 anëtarë të ekipit në spital

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur klubin e Salernitanës, pas ndeshjes së parë të play-off-it të Serie B kundër Sampdorias, e cila u luajt në stadiumin “Marassi” dhe përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve.

Sipas mediave italiane, 16 anëtarë të skuadrës nga Campania mes tyre 8 lojtarë dhe 8 anëtarë të stafit teknik, kanë përfunduar në spital pas dyshimeve për helmim nga ushqimi. Ata nisën të ndiheshin keq gjatë fluturimit çarter për në Salerno, pas ndeshjes në Xhenova.

Në aeroportin Salerno-Costa d’Amalfi, situata u bë serioze dhe disa ambulanca u thirrën menjëherë për të transportuar personat e prekur drejt spitalit.

Dyshohet se helmimi është shkaktuar nga një drekë e paketuar e konsumuar në Xhenova, pak orë para ndeshjes. Policia ka marrë deklaratat e para dhe ka nisur hetimet për të zbuluar burimin e saktë të ngjarjes.

Pjesa më e madhe e të shtruarve janë liruar gjatë natës dhe mëngjesit, por si masë paraprake, stërvitja e planifikuar për sot është anuluar. Klubi po shqyrton gjithashtu mundësinë për të kërkuar shtyrjen e ndeshjes së kthimit ndaj Sampdorias, e cila është planifikuar të luhet të premten në mbrëmje në stadiumin “Arechi”.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH