
1 milionë e gjysmë Euro të sekuestruara, 5 kërkesa për arrest shtëpie, dhjetëra të hetuar mes tyre 12 lojtarë Serie A për baste të jashtëligjshme sipas “Corriere della Sera”.
Ky është hetimi i Prokurorisë së Milanos që nisi pas këqyrjes së telefonave të Sandro Tonali dhe Nicolo Fagioli.
Lojtarët nuk kanë shitur ndeshje futbolli, por kanë vendosur baste në disiplina të tjera sportive gjatë periudhës Dhjetor 2021 deri në Tetor 2023.
Në listë janë emra si Angel Di Maria, Nicolo Zaniolo, Alessandro Florenzi, Leandro Paredes apo Mattia Perin.
Bastet vendoseshin në faqe të jashtëligjshme, ndërsa një argjendari në Milano shërbente si mënyrë për të shlyer borxhet e grumbulluara.
Futbollistë kanë paguar edhe me ora Rolex apo sende të tjerë me vlerë që gjurmohen lehtësisht.
Sipas hetimeve Tonali e Fagioli, të cilët kanë vuajtur pezullime më parë për baste të jashtëligjshme ishin shpërndarës të këtyre faqeve.
Hetimet vijojnë, por kjo situatë ka tronditur futbollin italian.