Magazinë

Sot shënohet 50 vjetori i prodhimit të Volkswagen Golf, makina më e shitur e të gjitha kohërave

Shkruar nga Liberale

Sot shënohet 50 vjetori i prodhimit të  Volkswagen Golf, makina

Vetura më e shitur e të gjitha kohërave e Volkswagen sot shënon 50 vjetorin.

Prodhimi i Golf Mk1 filloi më 29 mars të vitit 1974 në Wolfsburg të Gjermanisë.

Që atëherë, më shumë se 37 milionë njësi janë shitur dhe mbi 2,000 njerëz kanë blerë një të tillë çdo ditë.

Mk1 si zëvendësim i Beetle fillimisht u shfaq në fund të viteve 1960 kur Porsche zhvilloi prototipin EA 266.

Gjatë asaj kohe janë ndërtuar 50 vetura të tilla, por projekti është anuluar përfundimisht në vitin 1971.

Thuhet se motori i modeleve të para Mk1 ishte shumë i nxehtë, automjeti ishte shumë i zhurmshëm dhe i paqëndrueshëm në një rrugë të lagësht, arsye këto të cilat dërguan në anulimin e prodhimit të tij.

Përafërsisht në të njëjtën kohë, edhe EA 276 me motor të Beetle ishte duke u projektuar në Wolfsburg. Edhe ky projekt u braktis sepse teknologjia e motorit të tij ishte tashmë e vjetëruar për atë që synohej të ishte produkt global.

Ndryshe, si një prej modeleve më të njohura Golf është edhe EA 337 i projektuar nga Giorgetto Giugiaro.

Megjithëse Giugiaro njihet si dizajner i famshëm i veturave duke filluar nga BMW M1 tek Lotus Esprit, ai tha se Golf ishte “vetura më e rëndësishme e karrierës së tij.

“Suksesi i VW Golf hapi shumë dyer për mua”, tha italiani në ditëlindjen e tij të 70-të. 

Sot shënohet 50 vjetori i prodhimit të  Volkswagen Golf, makina

Sot shënohet 50 vjetori i prodhimit të  Volkswagen Golf, makina

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH