Pakënaqësinë e parë pas futjes në shtëpinë e BBVip e ka shprehur gazetarja investigative Ledjona, që me sa duket nuk i ka pëlqyer pritja që i kanë bërë dy gazetaret e tjera, Ilnisa Agolli dhe Roza Lati.
“Tani unë nuk flas kot, se do thoja për ndonjë tjetër, po dallohet energjia që në fillim që të transmeton dikush, madje dhe mënyra si ma dhanë dorën, e kam për Ilnisën dhe Rozën,“ tha Ledjona.
„Gjërat janë lehtësisht të dallueshme, duket kur dikush të pret mirë e dikush tjetër jo,“ vijoi ajo.
Fakti që Ledjona i ka thënë Ilnisës se nuk të njoh, ka irrituar këtë të fundit.
“S`më ka ndodhur asnjëherë në jetë mes kolegësh kjo, ishte e tmerrshme,“ i është shprehur Ilnisa Julit.
View this post on Instagram