Gjesti ka ndarë së fundmi disa detaje personale në një bisedë me Rozanën, ku ka folur për lidhjen e tij të fundit.
Ai ka përmendur se nuk ka kaluar shumë kohë nga ndarja, duke shtuar se ajo ka ndodhur rreth shtatë muaj më parë. Ai ka theksuar gjithashtu se lidhja ka zgjatur pesë vjet dhe se nuk e ka ndryshuar atë në karakter.
Ai e përshkroi partneren si një grua shumë të fuqishme, që ka pasur durim të madh me të, dhe e konsideron si një grua të jashtëzakonshme.
Për më tepër, ai foli për periudhën e ndarjes, duke thënë se kjo ka ndodhur për shkak të disa sfidave të jetës që ka kaluar, edhe kur ka qenë në vështirësi financiare.