Samuel Clemens (Mark Twain), autor i romanit Huckleberry Finn, vdiq në moshën 74 vjeçare.
Ashtu si i ati dhe vëllai para tij, Klemens ishte i pafat në biznes dhe shumë nga shkrimet e tij u nxitën kryesisht nga nevoja për të paguar borxhet që i shtoheshin nga investimet e këqija.
Mark Twain (30 nëntor 1835 - 21 prill 1910), ishte shkrimtar, humorist dhe eseist amerikan. Ai u vlerësua si "humoristi më i madh që ka prodhuar Shtetet e Bashkuara," teksa William Faulkner që e quajti atë "babai i letërsisë amerikane."
Romanet e tij përfshijnë Aventurat e Tom Sawyer (1876) dhe vazhdimin e tij, Aventurat e Huckleberry Finn (1884),me këtë të fundit të quajtur shpesh "Romani i Madh Amerikan". Twain shkroi gjithashtu "A Connecticut Yankee in King Arthur's Court" (1889) dhe Pudd'nhead Wilson (1894) dhe shkroi bashkë me Charles Dudley Warner "The Golded Age: A Tale of Today" (1873).
Nga fundi i jetës, Mark Tuein kaloi një periudhë depresioni të thellë, që filloi në 1896 kur gjatë një turneu leksionesh në Angli, mori lajmin se vajza e tij Susy, kishte vdekur nga meningjiti. Vdekja e bashkëshortes në vitin 1904, dhe humbja e një vajze të dytë në vitin 1909, e hodhën atë në dëshpërim edhe më të thellë.
Mark Tein kishte parashikuar një herë me humor se, kishte lindur në kohën kur në qiell ishte shfaqur kometa Halley, dhe se do të vdiste kur kjo kometë do të ri-shfaqej përsëri - Profeci u përmbush kur ai vdiq në shtëpinë e tij në Redding, Connecticut, në vitin 1910, kur Halley u shfaq përsëri.