Magazinë

Eminem marton të bijën, dalin pamjet e para (Foto)

Shkruar nga Liberale

Eminem marton të bijën, dalin pamjet e para (Foto)

Vajza e Eminemit, Hailie Jade Scott, tani është zyrtarisht e martuar me të fejuarin Evan McClintock. 

Influencuesja 28-vjeçare e konfirmoi martesën e saj në Instagram ditën e djeshme me foto të marra nga dasma e saj romantike.

“Nuk mund të kishim kërkuar për një fundjavë më të bukur. U derdhën kaq shumë lot nga lumturia, u panë të qeshura dhe buzëqeshje, dhe u ndie aq shumë dashuri. 

Evan dhe unë ndihemi shumë mirënjohës për të gjithë familjen dhe miqtë që udhëtuan për të na mbështetur dhe për të qenë pjesë e këtij kapitulli të ri të jetës sonë si burrë e grua”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH