Magazinë

Detaje të reja për shëndetin e Kate Middleton. Kur do të rikthehet princesha në krye të detyrave mbretërore?

Shkruar nga Liberale

Detaje të reja për shëndetin e Kate Middleton. Kur do të

Gati dy muaj pasi Princesha e Uellsit tregoi se ishte diagnostikuar me kancer, një zëdhënës i Pallatit Kensington ndau një përditësim mbi kthimin e mundshëm të Kate në detyrat e saj publike.

“Princesha nuk pritet të kthehet në punë,” tha përfaqësuesi në një deklaratë të 21 majit për BBC.

Kate dhe fëmijët e saj Princi George, 10 vjeç, Princesha Charlotte, 9 vjeç dhe Princi Louis, 6 vjeç, të cilët ajo i ndan me Princin William, kanë qëndruar larg vëmendjes që kur ajo doli në publik me diagnozën e saj të kancerit në mars. Në atë kohë, 42-vjeçarja tha se ishte në fazat e hershme të kimioterapisë parandaluese, të cilën e filloi me rekomandimin e mjekëve të saj, kur testet e kryera pas operacionit abdominal të janarit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm.

“Siç mund ta imagjinoni, kjo ka marrë kohë,” tha Kate për udhëtimin e saj shëndetësor në një video të postuar në llogaritë e saj dhe të William në mediat sociale. “Më është dashur kohë të shërohem nga një operacion i madh në mënyrë që të filloj trajtimin tim. Por, më e rëndësishmja, na është dashur kohë për t’u shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta dhe për t’i qetësuar ata .”

Kate shtoi se William, 41 vjeç, ka qenë “një burim i madh ngushëllimi dhe sigurie” gjatë këtij kapitulli sfidues.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH