Arte

Wikipedia kap 100.000 artikuj në gjuhën shqipe

Shkruar nga Liberale
Wikipedia kap 100.000 artikuj në gjuhën shqipe

Enciklopedia online, Wikipedia, i ka arritur 100.000 artikuj në gjuhën shqipe. Kjo faqe ndërkombëtare ka njoftuar se po bëhet një burim i rëndësishëm për shqiptarët “dhe për cilindo që dëshiron të mësojë më shumë”.

Wikipedia ka njoftuar se këta artikuj janë shkruar nga vullnetarë që kanë kontribuar në 20 vite, ndërsa bëri me dije se në gjuhën angleze janë 6.8 milionë artikuj e 68 milionë në gjuhë të tjera.

Në njoftim u tha se komuniteti shqiptar në këtë enciklopedi falas kontribuon edhe në gjuhë të tjera, si dhe në projekte që lidhen me Wikipedian.

“Në këtë rrugëtim të gjatë prej më shumë se 20 vitesh me sfida e suksese, komuniteti shqiptar në Wikipedia ka treguar forcën dhe pasionin për të ndarë dijen e lirë dhe për ta bërë të qasshme te të gjithë njerëzit. Me tema te ndryshme, artikujt në Wikipedia shqip po bëhen dita-ditës një burim i rëndësishëm për shqiptarët dhe për cilindo që dëshiron të mësojë më shumë. Wikipedia është enciklopedia e lirë që secili mund ta redaktoj. Wikipedia në anglisht ka 6.8 milionë artikuj ndërsa të gjitha gjuhët së bashku rreth 68 milionë dhe në ngritje. Përveç artikujve në shqip, komuniteti shqiptar kontribuon edhe në anglisht dhe gjuhët tjera, si dhe në projektet simotra: repozitorin multimedial Wikimedia Commons, bazën e lirë të dijes Wikidata etj”, thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH