Arte

PIKTURA E DITËS: "Gjyshja e piktorit"- Nga Zef Shoshi e realizuar në vitin 1956

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Gjyshja e piktorit"- Nga Zef Shoshi e realizuar

Në vitin 1956, piktori Zef Shoshi realizoi veprën "Gjyshja" kur ai ishte 17 vjeç, kjo mbetet një nga punët e para dhe ndër më të bukurat e tij. Një vepër që i krijoi një reputacion të shkëlqyer midis artistëve.

Zef Shoshi u lind, në Tiranë, më 19 shkurt 1939, pak para pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, në një periudhë kur arti shqiptar në kohën e Mbretërisë kishte krijuar shkollat e para të vizatimit dhe kishte nxjerrë piktorët e parë të edukuar në Itali, Francë, Austri apo Rumani, me emra të tillë si Vangjush Mio, Foto Stamo apo Andrea Kushi.

Kur ishte në 7-vjeçare, i ati, i cili kishte mbaruar Kolegjin e Jezuitëve në Shkodër për kontabilitet, i kishte sjellë një album me piktura të Da Vinëit, dhe Zefi i kopjonte thuajse çdo ditë.

Zef Shoshi shkëlqeu në Liceun Artistik.

Në lice realizonte portrete me një profesionalizëm të lartë. Për këtë, në vitin 1957,  liceistit të talentuar i akorduan një bursë studimi në Rusinë e piktorëve të mëdhenj.

Nënshkrimi “Zef Shoshi” u bë shumë i dashur për dashamirësit e artit.

Në vitin 1983 mori titullin “Piktor i Merituar”.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH