Arte

PIKTURA E DITËS: "Portret i Qemal Stafës"- Nga Bukurosh Sejdini në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Portret i Qemal Stafës"- Nga Bukurosh

Piktura e realizuar nga Bukurosh Sejdini

Sot, më 5 maj, në Shqipëri përkujtohet Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Kjo është vendosur për të nderuar kujtimin e Qemal Stafës, i cili u vra më 5 maj 1942 nga forcat fashiste. Ai ishte një i ri komunist dhe një ndër figurat më të rëndësishme të Luftës Nacionalçlirimtare.

Në këtë ditë përkujtimore, Liberarale.al ka zgjedhur të sjellë portretin e Qemal Stafa, një homazh vizual për një prej figurave kyçe të historisë sonë kombëtare.

Përpara krijimit të shtetit shqiptar, populli shqiptar i kujtonte dëshmorët e tij dhe mbante gjallë legjendat e tyre, nëpërmes këngës epike, dhe trashëgimisë të historisë të tyre nga brezi në brez.

Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Në vitin 1923 ligjërohet vetëm pensioni për familjen e tij, si pjesë e ligjit për pensionet e ushtarakëve.

Gjatë luftës nacional çlirimtare, fillojnë përpjekjet e para për të nderuar dëshmoret e rënë në fushat e betejave.

Të rënët i bënë simbol frymëzimi për luftëtarët e lirisë. Këngët për dëshmorët, dhënia e emrave të dëshmorëve reparteve partizane, shkrimet për aktin e tyre në shtypin e luftës dhe në fjalime, betimi para varreve të tyre, varrimi partizan ceremonial, ndihma për familjet, zëvendësimi i tyre në radhët partizane nga të afërt etj., të gjitha këto janë shprehje e vlerësimit për aktin dhe figurën e dëshmorit. 

PIKTURA E DITËS: "Portret i Qemal Stafës"- Nga Bukurosh   

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH