BKH po zhvillon aksion edhe në Fier, për krimet zgjedhore.
Aksioni ka nisur pak orë pasi një i tillë u zhvillua edhe në Shkodër.
BKH dhe Policia e Shtetit e përfaqësuar nga forcat operacionale dhe FNSH zhvilluan aksion në Shkodër, Vau Dejës dhe Malësi të Madhe ku janë sekuestruar telefona dhe pamje filmike, në lidhje me krimet zgjedhore.
Deri më tani, SPAK ka nisur hetimet për 39 çështje që lidhen me krimet zgjedhore, ndërsa në prokuroritë e vendit janë regjistruar 87 kallëzime.
Janë arrestuar më herët në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Lezhës dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.