Showbiz

Klea Huta dhe Elgit Doda së shpejti prindër për herë të dytë?

Shkruar nga Liberale

Klea Huta dhe Elgit Doda së shpejti prindër për herë të

Së fundmi, aktorja dhe këngëtarja e njohur Klea Huta e ftuar në një intervistë, ka ndarë disa detaje për djalin e saj me Elgit Dodën, Kridin. Ajo është shprehur se Krid është një djalë shumë i zgjuar dhe i rritur mendërisht, mirëpo ajo për të cilën është penduar Klea në lidhje më të, është se nuk do të kishte dashur që imazhin e tij ta kishte bërë publik.

“Deri 1 vit e mbajtëm të izoluar, nuk ia nxorëm portretin. Por nëse do e ktheja kohën pas, nuk do e nxirrja Kridin,”-është shprehur aktorja. Ndër të tjera ajo ka treguar planet e saj për një fëmijë të dytë me Eglitin.

“Kam dëshirë të kem një fëmijë tjetër, nuk e di vajza apo djalë. Mua të gjithë më thonë kur do ta bësh vajzën. U them: ‘A e kam të shkruar këtu në ballë që do bëj vajzë?’ Nuk e di çfarë do jetë, çfardo që të jetë dhe kurdo që të vijë, të vijë me shëndet dhe me bekimin e madh nga Zoti”-tha Klea Huta.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH