Alba Pollozhani dhe Lim Hoti befasuan publikun me daljen e tyre nga "Ferma Vip", pasi ishte një vendim shumë i papritur nga të dyja palët.
Pas daljes dyshja po vazhdojnë lidhjen dhe po bashkëjetojnë në shtëpinë e Limit në Tiranë, por mesaduket ata janë në një “open relationship”. Kjo pasi, teksa Alba Pollozhani ishte mbrëmjen e djeshme në emisionin e “Ferma VIP” me Luana Vjollcën, Lim Hoti po festonte në shtëpi me një tjetër vajzë.
Në një postim në Instastory, të cilin duket se e ka postuar gabimisht pasi tashmë e ka fshirë, Limi filmonte një vajzë tejet seksi dhe gjysmë nudo që bënte lëvizje seksuale para tij.
Ndërkaq, Alba u informua për këtë gjë teksa ishte "live" në emision, dhe nga aty i dërgoi mesazh vajzës me të cilën po argëtohej Limi, që të largohej menjëherë nga rezidenca përndryshe paralajmëroi “tërmet”.
Menjëherë pas kësaj, Alba u nis drejt banesës së Limit.