Showbiz

Në ditën e lindjes së Ernest Koliqit, një prej personaliteteve më të rëndësishme të letërsisë shqipe

Shkruar nga Liberale

Në ditën e lindjes së Ernest Koliqit, një prej

Më 20 maj 1901, në qytetin e Shkodrës, lindi Ernest Koliqi – një figurë me shumë dimensione, që ende kërkon një vlerësim të plotë dhe të thelluar për kontributin e tij në kulturën dhe historinë shqiptare. Ai ishte një aktivist i shoqërive patriotike, shkrimtar, përkthyes, gazetar, botues, mësues, drejtues i Institutit të Studimeve Shqiptare, funksionar shtetëror dhe politikan.

Koliqi përdori disa pseudonime në shtypin e kohës, si “Borizani” dhe “Hilushi”, duke tërhequr vëmendjen e publikut të viteve 1920–1940 me shkrime që shënuan kulmin e prozës në gjuhën shqipe. Tema e diplomës së tij, “Epika popullore shqiptare”, pati ndikim të madh në krijimtarinë e tij letrare, duke frymëzuar vepra të njohura si “Hija e Maleve”, “Tregtar flamujsh” dhe “Pasqyrat e Narçizit”, të cilat pasqyronin realitete të jetës shqiptare.

Pavarësisht se mbajti postin e ministrit të Arsimit gjatë pushtimit fashist, ai ndërmori nisma të rëndësishme për kohën, si hapja e një numri të madh shkollash në territore shqiptare jashtë kufijve zyrtarë dhe dërgimi i mësuesve shqiptarë për herë të parë në këto zona.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Koliqi u vendos në Romë, ku themeloi dhe drejtoi revistën “Shejzat” dhe katedrën e Gjuhës Shqipe, e cila më vonë shërbeu si bazë për krijimin e Institutit të Studimeve Shqiptare. Në vitet ’60, ai filloi përkthimin në italisht të “Lahutës së Malcis” dhe u angazhua në përhapjen e letërsisë shqiptare jashtë vendit, me qëllim që kultura shqiptare të njihej më gjerësisht në botë.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH