Showbiz

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Shkruar nga Liberale

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Sunny Hill Festival nis me rikthimin e Dua Lipës në qytetin e saj për të hapur festivalin si pjesë e turneut të albumit “Radical Optimism” në Prishtinë.

Pas saj, në skenën C4 do të performojë legjenda e muzikës elektronike, Fatboy Slim, fitues i 6 çmimeve MTV Video Music Awards, i cili do të mbajë energjinë deri në orët e para të mëngjesit.

Më 2 gusht, për herë të parë në Kosovë vjen ylli botëror Shawn Mendes, fitues i MTV Europe Music Awards, me performanca të mbushura me publik në arena si “O2” në Londër dhe “Madison Square Garden” në New York.

Shawn Mendes është i njohur edhe për stilin e tij të pastër, tekstet personale dhe lidhjen e fortë me fansat. Për shumë të rinj në mbarë botën, ai është bërë simbol i ndjeshmërisë dhe autenticitetit në skenën pop.


Në të njëjtën natë në C4 do të kënaqë publikun DJ brazilian Mochakk, i njohur me stilin e tij funky dhe i renditur në Top 100 DJ-të më të mirë në botë.

Natën e fundit, skena kryesore do t’i takojë projektit audiovisual të Matteo Millerit, Anyma, që kombinon muzikën elektronike me artin vizual. Në C4, festivali mbyllet me performancën e Peggy Gou, DJ dhe producentja e hitit “(It Goes Like) Nanana”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH