Showbiz

Eksperti i IT-së ZBULON 3 gjërat që kërkojnë më së shumti shqiptarët në ‘Google’

Shkruar nga Liberale

Eksperti i IT-së ZBULON 3 gjërat që kërkojnë më

Nga zgjedhjet parlamentare te “Giro D’Italia dhe zgjedhja e Papës së ri, për çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në ‘Google’ përgjatë këtij muaji?

I ftuar në studio "Ftesë në 5" për të folur rreth kësaj teme ishte eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, i cili zbuloi se KQZ dhe rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit mbajnë vendet e para si më të kërkuarat në “Google” nga shqiptarët.

“Vendin e parë e zë KQZ, vendin e dytë rezultatet. Më pas janë prapë rezultatet por kësaj radhe me një fjali tjetër që është rezultatet e zgjedhjeve 2025. Në vendin e katërt rrugët e bllokuara sepse ishte e vështirë ato ditë. Më pas vjen “Giro D’Italia” dhe një fjalë tjetër është Eurovision finalja”, tha Kallanxhi.

Sipas ekspertit të IT-së, qytetet më të interesuara për zgjedhjet janë:

“Lezha në vendin e parë, Korça në vendin e dytë, Dibra në vendin e tretë, në vendin e katërt Kukësi, në vendin e pestë Fieri, Berati, Shkodra, Elbasani, Gjirokastra. Tirana është e treta nga fundi, Durrësi është i parafundit dhe në fund Vlora”.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH