Arte

Shqipëria në “Top 10” pretendentët për të fituar Eurovisionin

Shkruar nga Liberale

Shqipëria në “Top 10” pretendentët për të

Eurovisioni i këtij viti do të mbahet në Bazel të Zvicrës, teksa Shqipëria shihet si një nga pretendentet për të dalë me sukses nga ky kompeticion.

Për herë të parë në historinë e Eurovizionit, Shqipëria renditet në vendin e 10-të nga “bookmakers”-at për të dalë fituese, me 2% shanse, po aq sa Belgjika e Ukraina.

Nuk kishte ndodhur kurrë që vendi ynë të renditej kaq lartë në listën e pretendentëve, teksa kënga “Zjerm” nga Shkodra Elektronike pëlqehet çdo ditë e më shumë nga fansat në të gjithë kontinentin.

Pretendentja kryesore është Suedia me 24% shanse për të fituar, teksa ndiqet nga Austria dhe Izraeli.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH