Arte

PIKTURA E ÇMUAR/ “Hope Irises” e Alush Shimës, iu ble 17 mijë piktorit, por u shit për 1 milion dollarë

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E ÇMUAR/ “Hope Irises” e Alush Shimës, iu ble 17

Alush Shima është një ndër piktorët më vlerësuar shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Për nga stili që përdor, mund të quhet piktori i natyrës dhe i luleve.

Shima me veprën e tij piktorike, që arrin në mbi 1500 tablo në vaj, ka shpalosur në vazhdimësi një talent të jashtëzakonshëm, ku evidentohet veçanërisht aftësia e tij si një kolorist i lindur, aftësia mjeshtërore e organizimit të objekteve dhe figurave, realizimi i një dekorativiteti krejtësisht origjinal e të papritur.

Duke kontaktuar me veprat e tij publiku zbulon një shpirt artistik të pashtershëm, që krijon magjinë e tij artistike me tablo gjithmonë impresionuese. Një nga natyrat e qeta të piktorit Shima me titull “Hope Irises”, 1984, vaj mbi kanavacë, e shitur në vitin 1994 nga piktori me çmimin 17.000 USD në ankandin e veprave të artit në SHBA, u rishit me çmimin 1.000.000 USD.

Veprat e piktorit Alush Shima ndodhen në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë, në koleksionet e mjaft personaliteteve të artit, kulturës dhe politikës shqiptare dhe botërore në SHBA, Angli, Greqi, Francë, Japoni, Gjermani, Itali, Spanjë etj. Çmimi i veprave të piktorit Alush Shima luhatet nga 5 000 Euro – 20 000 Euro.

Mund të kujtojmë filmat “Gjeneral gramafoni”, “Kohë e largët”, “Në shtëpinë tonë” etj.
I pasionuar pas natyrës shqiptare dhe dritës së jashtëzakonshme mesdhetare Shima në këto vite, duke udhëtuar për arsye të xhirimeve filmike, ka realizuar me dhjetra e dhjetra tablo (peizazhe) nga e gjithë Shqipëria. Në vitin 1967 realizon tablonë me titull “Mbreti Skënderbe” për ta paraqitur në ekspozitën kombëtare të 500-vjetorit të përkujtimit të vdekjes së heroit kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” (212 x 300 cm, vaj në kanavacë, studio e artistit), e cila refuzohet nga komisioni organizator i ekspozitës së shtetit komunist të asaj kohe.

Familja Shima bën pjesë në familjet e dinastive të piktorëve shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit të XX-të. Pikturën e kanë ndjekur edhe djemtë e tij Orion e Rubens.
Emri i piktorit Shima është i njohur për artdashësit shqiptarë, së pari si autor i shumë filmave artistikë (piktor filmi dhe kostumesh) të realizuar nga ish-Kinostudioja “Shqipëria e Re” gjatë viteve 1967 90.

Përgatiti A.C për Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH