Arte

EKSPOZITA E JAVËS/ Nga Artan Peqini: Guri Madhi dhe Abaz Hado, një bashkëpunim artistik i pashlyeshëm

Shkruar nga Liberale

EKSPOZITA E JAVËS/ Nga Artan Peqini: Guri Madhi dhe Abaz Hado, një

Nga Prof. Dr. Artan Peqini

Titulli "Together" mund të jetë një fjalë e vetme, por ajo përcakton thellësisht lidhjen time me punën e Guri Madhit. Kjo ekspozitë bashkon disa nga veprat e mia me ato të piktorit të popullit Guri Madhi, profesori im, duke pasqyruar përshtypjet e natyrës – pemët, pyjet, kafshët – përmes vera transformuese e 2024 dhe magjia e ndryshimit sezonal.

Bashkëpunimi ynë nuk është i ri, por një vazhdimësi e ekspozitave të përbashkëta që kanë bërë jehonë në publik për shkak të një të përbashkët: harmonia kromatike, pavarësisht rrugëve dhe brezave tona të ndryshme artistike.

Piktori Guri Madhi mbetet një nga piktorët më të rëndësishëm shqiptarë të shekullit të kaluar. Piktura e tij është një nga dëshmitë më monumentale të artit pamor, e cila ka dokumentuar ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë me mjeshtëri dhe virtuozitet të papërsëritshëm. Por në këtë ekspozitë, mjeshtri vjen me disa vepra të panjohura, me një tematikë më intime. Siç ndodh me shumë artistë të mëdhenj, të cilët identifikohen me veprat më të rëndësishme, veprat e tyre më personale mbeten shpesh në hije, duke pritur me durim kohën e tyre për t'u shfaqur dhe për të nisur dialogun me shikuesin.

Dhe në këtë dialog fillon rrëfimi për atë pjesë kur piktori, plot pasion, përshkruan momente në studio, peizazhin përreth studios dhe qytetit, e më pas vazhdon me portretin e nuses dhe kostumin tradicional nga zona e tij. Kjo është panorama e këtyre veprave, të cilat na japin mundësinë, përmes tyre, të lexojmë edhe njëherë vibrimin mjeshteror të piktorit Guri Madhi. Këto vepra do të mbeten në historinë e artit jo vetëm për vlerat e tyre artistike, por edhe si dëshmi e vëzhgimit të mprehtë dhe rrëfimit të Shqipërisë së vërtetë të asaj periudhe.

Piktori Abaz Hado shfaqet në këtë ekspozitë me një cikël që i kushtohet motivit të "Pyllit", si një metaforë e fuqishme që, nëpërmjet kësaj metafore, e rishfaq veten ashtu siç nuk e kemi parë në të shkuarën. Pas çdo teme, pas çdo kompozimi, pas çdo ngjarje koloristike, në një proces krijues lexohet qëndrimi i artistit, leximi që ai i bën në këtë moment të caktuar një imazhi për ta ngritur në një vepër arti me qëndrim personal dhe të papërsëritshëm. Kjo ka ndodhur pikërisht edhe me këtë cikël të Abaz Hados.

Vepra e tij është një ftesë për secilin nga ne për të "udhëtuar" në këtë pyll imagjinar, të bindur që pas çdo trungu peme apo pas çdo kthese do na shfaqet një ngjarje magjike që na përket, që piktori vetë e di, por na e rrethon në shikuesit me misterin për ta zbuluar me udhëtimin tonë imagjinar në këtë situatë magjike.

EKSPOZITA E JAVËS/ Nga Artan Peqini: Guri Madhi dhe Abaz Hado, një

EKSPOZITA E JAVËS/ Nga Artan Peqini: Guri Madhi dhe Abaz Hado, një

EKSPOZITA E JAVËS/ Nga Artan Peqini: Guri Madhi dhe Abaz Hado, një

EKSPOZITA E JAVËS/ Nga Artan Peqini: Guri Madhi dhe Abaz Hado, një

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH