Arte

PIKTURA E DITËS/ “Edhe unë ha makarona”, nga piktorja e talentuar elbasanase, Arnilda Kyçyku

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS/ “Edhe unë ha makarona”, nga piktorja e

Piktura është ekspozuar së fundmi në një ekspozitë të piktores, në Galerinë e Arteve, Tiranë, dhe ka tërhequr një interes më të veçantë. Ajo pasqyron një lloj të ushqyeri që preferohet shpesh nga shqiptarët si një përpjekje ndoshta për tu shkëputur nga rregullat tradicionalë të familjes.   

Është një autoportret i vetë piktores teksa konsumon një pjatë makarona.

Arnilda Kyçyku u lind në Elbasan ku edhe studioi në
Liceun Artistik Onufri në vitet 2013-2017.
Më pas kreu studimet e larta Bachelor dhe Master ne Atelienë e Piktures së Kavaletit ne Universitetin e Lartë të Arteve te Tiranës.
Piktura “Edhe unë ha makarona” u shfaq po ashtu edhe në vendlindjen e saj, te Ekspozita "Familja" ku ajo u prezantua pak kohë më parë me rreth 25 punime. Krijimtaria e Kyçykut kryesisht tregon dilemën ndaj zhvillimit të saj personal në kuadër të një familjeje të konsoliduar e cila ka një komunikim të spikatur me natyrën dhe qënien njerëzore.

Punimet e fundit janë një moment reflektimi i artistes mbi botën që e rrethon, mbi familjen si një pjesë e rendësishme e perditshmerisë së saj. Si një rikthim ne vëndlindje, në shtëpinë e saj, pati sukses ekspozita e saj e parë personale pas shumë pjesëmarrjeve në ekspozita të ndryshme kolektive.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH