Piktura e realizuar nga Buron Kaceli.
Stefanaq Pollo, një historian, profesor, akademik, personalitet i historiografisë shqiptare. Lindi në Përmet dhe kreu Liceun Kombëtar (francez) të Korçës. Studimet e larta për histori i kreu në Universitetin “Lomonosov” të Moskës. Mori pjesë në Luftën ANÇ. Gjatë v. 1944–1945 punoi si kryeredaktor i gazetave “Kushtrimi i Lirisë” e “Rinia” dhe i gazetës “Bashkimi”.
Me krijimtarinë e tij shkencore ka hedhur themelet e studimeve shqiptare për epokën e Rilindjes Kombëtare, por veç kësaj ka rrokur edhe një gamë të gjerë problemesh të historiografisë shqiptare.
Në veprën e krijuar lart Buron Kaceli ka 'shkrirë' një gamë ngjyrash me njē butësi të sajuar mjeshtërisht.
Piktura në fjalë përmban vulosë bindshëm mjeshtrinë e piktorit.
Piktori Buron Kaceli çdo ditë në studion e tij vazhdon punën me aktivitetin krijues. Është një nga artistët e njohur, i cili me veprat e tij ka marrë vlerësime brenda dhe jashtë vendit. Edhe këto ditë e gjejmë në studion e tij të punës, në një ambient plot me piktura.
Piktori ka marrë disa çmime të kritikës, një i kritikës italiane në një ekspozitë shqiptaro-italiane dhe është po aq i preferuar jashtë kufijve, në ekspozita të përbashkëta në Greqi e Itali, etj, sa edhe në Shqipëri.
Në studion e tij ka plot punë të përfunduara, punë në proces si dhe skica e projekte të ndryshme.