Një përplasje publike ka shpërthyer së fundmi mes mërgimtarit Gzim Krasniqi dhe këngëtarit të njohur Labinot Rexha. Krasniqi ka dalë me akuza të forta, duke pretenduar se Rexha i ka marrë borxh më shumë se 130 mijë euro dhe nuk i ka kthyer.
Përmes një deklarate publike, Krasniqi iu drejtua këngëtarit me tone të ashpra:
“Kujt i ke marrë pare borxh kur ke qenë i zhytur në borxhe? Ku i ke marrë ato pare, që ke qenë deri në fajde?”, tha ai, duke ngritur dyshime për mënyrën se si këngëtari ka siguruar të ardhura në të kaluarën.
Nga ana tjetër, Labinot Rexha ka reaguar duke mohuar të gjitha akuzat. Ai nuk ka dhënë shumë detaje, por ka këmbëngulur se pretendimet e Krasniqit nuk janë të vërteta dhe se kjo është një përpjekje për të njollosur emrin e tij në publik.