Filmat shqiptarë të viteve ‘70-‘80 janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore, duke na dhuruar personazhe që vazhdojnë të mbeten të paharrueshëm.
Brezat kujtojnë akoma "Beni ecën vetë", apo "Mimoza Llastica", që na kanë bërë të qeshim e të zemërohemi bashkë me ta. Këta dhe shumë të tjerë, që na rritën dhe sot, vite më vonë, na rikthejnë pas në kohë.
Nga këto filma e shumë të tjerë, te rritja e aktorëve që i dhanë jetë roleve ikonike shikoni si kanë ndryshuar me kalimin e viteve personazhet më të dashur të kinematografisë shqiptare.
ROLET dhe FILMI
Në rolin e Beni tek filmi "Beni ecën vetë"- Heroin Mustarafaj
Në rolin e Mimoza Llastica tek filmi "Mimoza Llastica"- Zhaklina Dhimojani
Në rolin e i Tili tek filmi "Shoku ynë Tili"- Arben Latifi
Në rolin e Jaçe tek filmi "Lulëkuqet mbi mure"- Strazimir Zaimi
Në rolin e Bardhi tek filmi "Lulëkuqet mbi mure"- Artur Hoxholli
Në rolin e Sulo tek filmi "Lulëkuqet mbi mure"- Krenar Arifi
Në rolin e Gëzimi tek filmi "Tomka dhe shokët e tij"- Genci Mosho
Në filmin "Rikonstruksioni"- Gazmend Paja
Në rolin e Gjino tek filmi "14 vjeç dhëndër"- Admir Sorra
Në rolin e Rudina tek filmi "Dy herë mat"- Manjola Begolli
Në rolin e Genti tek filmi "Kur xhirohej një film"- Gentian Basha
Në rolin e Velo tek filmi "Partizani i vogël Velo"- Petro Papakosta
Në rolin e Taulanti tek filmi "Taulanti kërkon një motër"- Donald Kokona
Në rolin e Ola tek filmi "Taulanti kërkon një motër"- Sabiela Agushi
Në rolin e Dorina tek filmi "Një vonesë e vogël"- Juna Tomori
Në rolin e Miri tek filmi "Në shtëpinë tonë"- Eptan Lohja
Në rolin e Tanushi tek filmi "Tre ditë nga një jetë"- Gazmend Gjoka
Në rolin e Iliri tek filmi "Guximtarët"- Artan Santo
Në rolin e Tomka tek filmi "Tomka dhe shokët e tij"- Enea Zhegu
Në rolin e Coli tek filmi "Debatik"- Shpëtim Zani /Liberale.al/