Arte

PIKTURA E DITËS: "Porteti i Fan Nolit"- Rikthimi i një legjende në art nga Gazmend Freitag

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Porteti i Fan Nolit"- Rikthimi i një

Piktori i njohur shqiptar Gazmend Freitag, i cili ka një karrierë të pasur dhe një studio artistike në Linz të Austrisë, ka pikturuar një portret të ri të "Fan Nolit".

Freitag e kishte vizatuar Nolin më parë, por për shkak edhe të interesimit të lartë, ai vendosi ta pikturojë ish-kryeministrin shqiptar.

Një portret i punuar me mjeshtëri nga piktori, i cili ruan besnikërisht stilin e tij të pikturimit, duke vënë theksin në veçoritë e figurës që trajton dhe kohën që i përket foto.

Fan Noli (1882-1965) konsiderohet si një nga figurat më komplekse shqiptare: peshkop, ortodoks, shkrimtar, përkthyes, historian dhe politikan.

Në vitin 1924 shërbeu për pak kohë si Kryeministër i Shqipërisë (qershor-dhjetor), i rrëzuar nga Ahmet Zogu (kryeminisër, president dhe Mbret)

Më 1908, Noli ishte prifti i parë që mbajti meshë në gjuhën shqipe.

Pjesën tjetër të jetës e kaloi në SHBA, ku ndërroi dhe jetë.

Pak nga jeta e piktorit

Gazmend Freitag është piktor shqiptar nga Kosova. Shkollën e mesme e mbaron në Prizren në vitin 1987, ndërsa mbas dy semestrave studimi në fakultetin juridik në Prishtinë, më 1990 zhvendoset në Gjermani. Nga viti 2004 jeton dhe vepron në Linz, Austri.

Në vitin 2013 studime në drejtimin Nudo në Universitetin e Arteve në Linz te profesoresha Annelies Oberdanner. U bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali.

Veprat e Gazmendit janë ekspozuar kryesisht në Vjenë dhe Linz të Austrisë si dhe në vende të tjera të Evropës si Itali dhe Sllovaki. 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH