Vepra më lart titullohet "Burrë Mirdite". Kjo pikturë paraqet një burrë të veshur me veshje tradicionale popullore mirditore, duke ruajtur bukurinë dhe kulturën e këtij rajoni.
Pjetër Lala është nga Mirdita dhe nuk ka marrë mësime as në Liceun Artistik dhe as në Akademine e Arteve.
Ai është piktor autodidakt dhe etapat nëpër të cilat ka kaluar jeta e tij janë të lidhura ngushtë me talentin. Megjithëse nuk pati mundësi të studionte për pikturë, Pjeter Lala duket i mirëinformuar në lidhje me artin e pikturës.
Ai njeh shumë mirë termat, teknikën, por edhe historinë e artit. Lala ka realizuar mijëra portrete, disa prej të cilave janë marrë nga klientët menjëherë pas mbarimit të punës, ndërsa të tjera janë mbajtur në ekspozita kolektive. Ai ka planifikuar të hapë një ekspozitë personale në të ardhmen, kur të ketë realizuar më shumë punime.
Përveç pikturës, ai ka një pasion të thellë edhe për fotografinë, duke punuar me aparatë fotografikë tradicionalë me film, për të cilën thotë se ka një interes të veçantë.
Portretet që Pjetër Lala ka realizuar kanë gjetur shtrirje të madhe ndërkombëtarisht, veçanërisht në Bruksel, ku ai ka marrë shumë klientë dhe edhe bakshishe. Turistët nga shumë shtete kanë qenë të interesuar për të realizuar portrete, duke preferuar sidomos një formë artizane të punës live.
Gjatë sezonit veror, ai shpërngulët në qytetet bregdetare për të realizuar më shumë punë dhe për të pasur mundësi të pushojë në të njëjtën kohë. Për Pjetrin, puna e tij është një mundësi për të fituar, por gjithashtu edhe për t'u ndjerë i kënaqur nga ajo që bën.