Arte

PIKTURA E DITËS: "Berati" në paletën e ngjyrave nga artisti Agron Polovina

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Berati" në paletën e ngjyrave nga

Piktura e realizuar nga Agron Polovina

Piktori në fjalë me arritjet e tij pikturike në gjinitë e kompozicionit, peizazhit dhe portretit, etj., ka treguar se në panteonin e pikturës shqiptare, ai ka vendin e tij me individualitetin e tij të vlerësueshëm. Kësaj here pasqyron, Beratin, një pamje përmes ngjyrave dashuronjëse, si identitet, si rrënjë, si zanafillë në pikturat befasuese.

Polovina përmes ngjyrave tregon rrugicat dhe ambientet e veçanta nga pikëpamja arkitekturore, çka e bëjnë Beratin unik për nga forma dhe përmbajtja. Që nga lagjet e mëdha dhe deri tek rrugicat dhe dyert e vogla të këtyre objekteve kanë qenë këtë herë subjek i krijimtarisë së artistit.

Është pikturë realiste, sepse ai jeton dhe punon në një qytet, ku çdo piktor e ka ëndërr të punojë në atë Beratin e bukur me veçanti karakteristike. 

Agron Polovina i përket grupit të piktorëve shqiptarë të formuar në Akademinë Shqiptare të Arteve, në Tiranë, në atelienë e grafikës (1983). Ai ka drejtuar më parë Galerinë e Arteve Edward Lear, Departamentin e Grafikës së Liceut Artistik dhe Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Bashkisë, të gjitha në Berat. 

Tablotë e Polovinës kanë ritëm dhe magji, ato karakterizohen nga një dizonancë koloristike ekspresive. Aftësia për të gjetur dhe paraqitur imazhet e figurave legjendare, jetën e përditshme të qytetit, lojës gjithmonë e më misterioze të harmonisë së ngjyrave, është prirja e përditshme në krijimtarinë e artistit. 

Piktori qëndron shpesh mbi një “urë” të ndërtuar prej tij prej 10 vjetësh, ndërmjet abstraktes dhe reales, në raportin ndërmjet imazhit e hijes dhe paraqitjes së figurës në tri përmasa. Duke qëndruar në këtë “urë” Polovina me kujdes vëzhgon prurjet e fantazisë së tij dhe realizon veprat, duke mbajtur një ekuilibër të brishtë ndërmjet ekspresionizmit dhe abstraksionit, dadaizmit dhe realizmit; duke respektuar trashëgiminë e artistëve të traditës. 

 

 

 

 

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH