Një takim i thjeshtë, por i mbushur me simbolikë dhe madhështi. Më 24 Nëntor 1983, në Rashtrapati Shavar, në Nju Delhi, Indi, Nënë Tereza merr Shenjën e Urdhrit të Meritës nga Mbretëresha Elizabeth II.
Ky moment ishte një njohje e lartë për jetën e saj të përkushtuar ndaj më të varfëve, duke deklaruar se veprimtaria e Nenë Terezës dhe motrave të saja, “po ndryshojnë botën nëpërmjet bamirësisë” dhe kauzave të shumta që kanë ndërmarrë për të ndihmuar më nevojtarët e shoqërive, kudo.
Në këtë çast historik përulësia e misionares shqiptare dhe elegance mbretërore u ndërthurën në një akt mirënjohje dhe respekti.
Mbretëresha britanike dhe Shenjtëresha shqiptare, dy ikona të shekullit të kaluar, kanë lenë pas një trashëgimi, secila në mënyrat e veta të ndryshme sipas vokacioneve të tyre dhe mënyrës së veprimit.
Në një mënyrë ose një tjetër, do të frymëzojnë brezat e ardhshëm, jo vetëm të dy kombeve të tyre respektive, por edhe brezat në mbarë botë. /Liberale.al/