Arte

Besa Kokëdhima ngjitet sot në skenën e Eurovision, mënyrat sesi të votoni

Shkruar nga Liberale

Besa Kokëdhima ngjitet sot në skenën e Eurovision, mënyrat

“TITAN’’, kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024, do të ngjitet në skenën e madhe mbrëmjen e sotme në Malmo të Suedisë. Balada “TITAN”, e kënduar në gjuhën angleze nga Besa Kokëdhima, do të jetë e dyta në radhë, në këtë mbrëmje të dytë të gjysmëfinales.

Besa Kokëdhima tregoi ekskluzivisht për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH jo vetëm pritshmëritë për këtë garë, por edhe paraqitjen skenike.


16 shtete do të marrin pjesë në gjysmëfinalen e dytë, ndërsa vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe. Të gjithë shqiptarët që jetojnë në shtetet që performojnë mbrëmjen e sotme mund të votojnë “TITAN” me kodin 2, ndërsa personat që jetojnë në shtete të tjera mund të votojnë në esc.vote  

Finalja e madhe e Eurovision 2024 mbahet në datën 11 maj dhe në skenë do të ngjiten vetëm 16 përfaqësues shtetesh. Ndaj ndiqni magjinë e muzikës në netët e Eurovision, vetëm në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Pritshmëria ime e parë është që performanca të jetë dinjitoze dhe në një nivel të krahasueshëm me shtete e mëdha që marrin pjesë në këtë kompeticion, të ketë një nivel të lartë artistik dhe pritshmëria që besoj e ka çdo artist pjesëmarrës është patjetër që të dalë në finale dhe t’i bëj të gjithë bashkëkombësit tanë krenarë. Një detaj që mund të zbulojmë ekskluzivisht është që veshja në mbrëmjen e 9 majit do të vishet për herë të parë në provat gjeneralë dhe nuk është asnjë nga veshjet që janë realizuar provat deri tani. Nga pak na ka shijuar t’i bëjmë njerëzit pak kuriozë dhe pak lëmsh fansat e Evrovizionit”, u shpreh këngëtarja.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH