Medicus

Lia e majmunëve/ Raste të reja në Belgjikë, Francë, Australi dhe Gjermani

Shkruar nga Liberale
Lia e majmunëve/ Raste të reja në Belgjikë, Francë,

Rastet e lisë së majmunëve janë duke u hetuar në disa vende evropiane, si dhe në SHBA, Kanada dhe Australi.

BBC iu referohet autoriteteve shëndetësore dhe raportimeve të mediave lokale.

Rastet e reja u raportuan në Belgjikë, Francë, Australi dhe Gjermani.

Kjo pason infeksionet e konfirmuara në Itali, Suedi, Spanjë, Portugali, SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është më e zakonshme në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore.

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, lia e majmunëve është një infeksion i rrallë viral, i cili zakonisht është i butë dhe nga i cili shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh.

Virusi nuk përhapet lehtë midis njerëzve dhe rreziku mund të jetë shumë i ulët. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH