Medicus

STUDIMI AMERIKAN/ Lënia e duhanit edhe në moshën 75 vjeçare vlen, ju zgjat jetën

Shkruar nga Liberale

STUDIMI AMERIKAN/ Lënia e duhanit edhe në moshën 75

Po sikur cigaren e fundit të ishte para moshës 80 vjeçare?

Një grup studiuesish nga Michigan kanë zbuluar një rritje të pritshmërisë për jetëgjatësi edhe në pleqëri

Një studim amerikan tregon se lënia e duhanit edhe në moshën 75 vjeçare mund të rrisë jetëgjatësinë. Kjo ju jep një shans 14% duhanpirësve për të fituar një vit më shumë jetë nëse vendosin të lënë duhanin.

Studimi u botua në American Journal of Preventive Medicine. Llogaritjet nga studiuesit e Miçiganit treguan se eliminimi i pirjes së duhanit prej njerëzve mund të zgjasë jetën e tyre, edhe në pleqëri. Raporti shqyrton efektet e eliminimit të pirjes së duhanit edhe në moshë të vjetër, duke kryqëzuar të dhënat midis zakonit dhe jetëgjatësisë.

Vëzhgimet nga studimi tregojnë se edhe për ata që pinë duhan që në moshë të re dhe e ndërpresin në moshën 65-vjeçare, ka gjasa që të rritet numri i ditëve të tyre me 23%. Megjithatë, fakti mbetet se për duhanpirësit për mbi 30 vjet dhe në të pesëdhjetat e tyre rreziku i vdekjes është 21% më i lartë se për jo duhanpirësit.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

SHQIPENGLISH