Sport

Legjenda e çiklizmit përplaset për vdekje nga një kamion, shoferi largohet pas aksidentit

Shkruar nga Liberale
Legjenda e çiklizmit përplaset për vdekje nga një kamion,

Davide Rebellin , kampion i çiklizmit, vdiq pasi u përplas nga një kamion në Montebello Vicentino ( Vicenza). Çiklisti, profesionist ishte 51 vjeç. Sipas një rikonstruksioni fillestar të raportuar nga Il Gazzettino, automjeti i rëndë që po dilte nga kryqëzimi i autostradës e goditi çiklistin që udhëtonte me biçikletë, i cili vdiq në çast.

Pas aksidentit shoferi nuk ndaloi, duke u larguar; por ende nuk është e qartë nëse ai e kuptoi apo jo atë që kishte ndodhur. Hetuesit janë duke punuar për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të gjurmuar drejtuesin.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH