Economicus

Kujdes me dozën e paracetamolit, dëmton rëndë mëlçinë tuaj

Shkruar nga Liberale
Kujdes me dozën e paracetamolit, dëmton rëndë

Paracetamoli është ilaçi i cili mund të përdoret për të disa lloje sëmundjesh, duke nisur, që nga dhimbja e kokës, stomaku, temperatura e lartë dhe dhimbjet e menstruacioneve. Por qetësuesi i dhimbjeve, që gjendet në kutinë e ndihmës së shpejtë të çdo shtëpie, është i rrezikshëm nëse merret në doza të mëdha, ashtu si çdo ilaç tjetër.

Sipas “The Sun”, shërbimet shëndetësore në Britaninë e Madhe paralajmërojnë se të rriturit nuk duhet të marrin më shumë se tetë nga tabletat 500 mg në 24 orë, kjo pasi bllokon receptorët e dhimbjes në trup. Janë NHS-të ose Shërbimet shëndetësore në Angli që paralajmërojnë, pavarësisht se sa e keqe është dhimbja juaj mos rrezikoni të merrni doza të mëdha.

“Doza maksimale që mund të marrin të rriturit është tetë tableta 500 mg në 24 orë, duke i ndarë në katër doza me nga dy tableta. Por duhet mbajtur parasysh që marrja e këtyre dozave duhet të ketë katër orë diferencë nga njëra-tjetra. Paracetamoli është i sigurt për t'u marrë për një periudhë të gjatë kohore, për sa kohë që nuk merrni më shumë se doza e rekomanduar”, shprehet NHS-ja.

Por cilat janë rreziqet që shkaktohen? Simptoma e parë paralajmëruese, mund të jetë ndjenja e të qenit i sëmurë pas disa orësh. Meqenëse mëlçia dëmtohet nga toksinat, simptomat që shfaqen mund të jenë; dhimbje në brinjë në anën e djathtë, zverdhje të lëkurës, frymëmarrje më të shpejtë, konfuzion dhe çorientim. Madje mund të krijohen edhe probleme serioze me mëlçinë. Prandaj nëse keni marrë shumë paracetamolë duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. /K.A-Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH