Aktualitet

Ja ku do bjerë dëborë sot dhe nesër, temperaturat shkojnë në...

Shkruar nga Liberale
Ja ku do bjerë dëborë sot dhe nesër, temperaturat

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë parashikimin e motit për ditën e sotme. dhe për nesër.

Sipas IGJEUM Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Berat priten reshje shiu lokalisht mesatare.

Ndërsa në veri-lindje të vendit pritet që reshjet e borës të zbresin deri në lartësinë 400 m mbi nivelin e detit.

PARASHIKIMI METEO

--------------------------

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt. 03) dhe nesër (e mërkurë, dt. 04) priten reshje mesatare në qarkun e Dibrës, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Berat priten reshje lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në veri-lindje të vendit pritet që reshjet e borës të zbresin deri në lartësinë 400 m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt. 04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 17 °C

në vendet e ulëta: 5 / 15 °C

në vendet malore: -1 / 5 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt. 03) dhe nesër (e mërkurë, dt. 04) era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet ajo pritet të fryjë deri e fortë./Gazeta Liberale

Shihni tabelat më poshtë:

https://www.facebook.com/igjeum/photos/pcb.1522753007878540/1522752384545269/?type=3&theater

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH