Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom ka postuar një video ku uron Vitin e Ri.
Në video, ai shprehet se, Covid-19 do të vijojë të jetë një temë për diskutim edhe për këtë vit, por tregohet shpresëplotë se emergjenca shëndetësore do të marrë fund.
Prej 2020-ës OBSH e ka shpallur virusin Covid-19 pandemi, ndërsa kjo video është sinjali i parë që edhe pse ende flitet për shpërthime të varianteve të reja, ndoshta Covid e ka humbur fuqinë për të qenë pandemi.
https://youtu.be/_FENPOaUpC0