Një 60-vjeçar të dielën është mbytur në liqenin e fshatit Xarë, në Konispol.
Burimet nga policia thanë se shtetasi me inicialet S.K., 60-vjeç, rreth orës 15:10, është mbytur duke u larë në liqen.
Mësohet se grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Sarandë, informacion paraprak
Rreth orës 15:10, në liqenin e fshatit Xarë, Konispol, është mbytur duke u larë në liqen shtetasi S. K., rreth 60 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.