Aktualitet

Kokaina në banane/ Një zyrtar i tretë të Portit të Durrësit pritet të arrestohet

Shkruar nga Liberale
Kokaina në banane/ Një zyrtar i tretë të Portit të

Një zyrtar i tretë i Portit të Durrësit pritet të arrestohet nga Policia për ngarkesën 119 kg kokainë të kapur në kontejnerin me banane të kompanisë Zico Sh.a më 30 dhjetor.

Pas agjentit doganor të Portit Julian Merhori dhe inspektorit të AKU Bujar Qurku, gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se është prerë urdhër-arresti nga prokuroria për një person të tretë.

Merhori dhe Qurku akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ngarkesa kaloi në port si e pastër, por brenda saj kishte një ngarkesë kokaine. /BW

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH