Aktualitet

Klosi: Në Vlorë PS gjithmonë do të marrë fitore spektakolare, në Himarë më mirë se dy vite më parë

Shkruar nga Liberale
Klosi: Në Vlorë PS gjithmonë do të marrë fitore

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi është shprehur se, në Vlorë është marrë gjithmonë fitore spektakolare.

Ndërsa sa i përket Himarës, ai ka thënë se edhe pse Partia Socialiste nuk fitoi ishte më mirë se dy vite më parë.

“Më mirë se sa pritshmëritë tona. Të 7 kandidatët tanë dolën më mirë. Kjo na bën t’iu bëjmë atyre falënderime nga zemra për gjithçka që bënë. Në Vlorë PS gjithmonë do të marrë fitore spektakolare.

Kandidati i Himarës megjithëse nuk fitoi mori rezultat më të mirë se dy vite më parë. Përsëri aty socialistët na mbështetën, sollën 400 vota më shumë se 2 vite më parë”, deklaroi Klosi.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH