Aktualitet

Kim dhe Soreca, mesazhe për Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit

Shkruar nga Liberale
Kim dhe Soreca, mesazhe për Ditën Ndërkombëtare të

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, diplomatët e huaj në vendin tonë kanë dhënë mesazhet e tyre duke e vënë theksin tek liria e shtypit si baza e shoqërive demokratike.

Në një postim në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim shkruan:

“Shtetet e Bashkuara riafirmojnë mbështetjen për lirinë e shtypit dhe për sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë. Demokracia kërkon liri të shprehjes dhe akses në informacione të faktuar dhe të saktë, të siguruar nga media të pavarura”.

Ndërsa ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca shkruan në postimin e tij:

“Liria e shtypit është një gur themeli i shoqërive demokratike, e cila mund të lulëzojë vetëm nëse qytetarët kanë akses në informacion të besueshëm. Liria e shtypit do të thotë siguri për të gjithë”.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH