Aktualitet

Këlliçi: Ja sa delegatë marrin pjesë sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së

Shkruar nga Liberale
Këlliçi: Ja sa delegatë marrin pjesë sot në Kuvendin

Kryetari i Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit të PD-së, Belind Këlliçi ka treguar se sa është numri i delegatëve që marrim pjesë sot në Kuvend.

“Sekretariati teknik për numrin e delegatëve prezentë në sallë. Jo nuk është 5004, atëherë të nderuar pjesëmarrës pas raportimit e verifikimeve rezulton se prezent janë 1425 delegatë. Duke qenë se numri i përgjithshëm i delegatëve është në total 1838, duke përllogaritur 1100 delegatët e zgjedhur anëtarë aktualë të këshillit kombëtar, dhe prezent në sallë janë më shumë se gjysma, pra më shumë se 920 delegatë deklaroj zyrtarisht çeljen e punimeve të Kuvendit Kombëtar dhe aftësinë vendimmarrëse të tij. Kuvendi është thirrur në mënyrë të rregullt”, tha ai.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH